LajmeRajon

Jahti me flamur britanik ngec në cekëtinën e Currilave, ndërhyrja e Kapitenerisë e nxjerr nga zona e rrezikut

Kapiteneria e Portit Durrës organizoi sot operacionin për nxjerrjen nga cektina e Currilave të jahtit “Maria 38”, me flamur britanik, në bordin e të cilit ndodheshin dy shtetas të huaj.

Mjeti lundrues kishte ngecur që prej ditës së djeshme, ndërsa rimorkimi u krye gjatë ditës së sotme me angazhimin e rimorkiatorit “Marina” dhe mbështetjen e Policisë Kufitare dhe Kapitenerisë së Portit Durrës.

Pas ndërhyrjes së koordinuar të strukturave të përfshira, jahti u nxor nga zona e cekët dhe u shoqërua në kushte sigurie.

Related Articles

Back to top button
Close
Close