BotaShendetiTopLajm

Zbulimi tronditës, varianti i ri i Covid nuk luftohet nga antitrupat dhe vaksina nuk është efikase

Një zbulim tronditës është bërë në Afrikën e Jugut. Një grup shkencëtarësh kanë arritur në përfundim se varianti i ri Covid i identifikuar në Afrikën e Jugut mund të shmangë antitrupat që e sulmojnë duke përdorur plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar më parë dhe mund të zvogëlojë efikasitetin vaksinave që janë aprovuar deri tani.

Studiuesit po punojnë për të vërtetuar nëse vaksinat që aktualisht po përdoren në të gjithë botën janë efektive kundër të ashtuquajturit variant 501Y.V2, të identifikuar nga ekspertët në Afrikës së Jugut në fund të vitit të kaluar.

Ekipi i shkencëtarëve nga tre universitete të Afrikës së Jugut që punojnë me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Ngjitëse kanë deklaruar se po punojnë për të kuptuar se sa i fortë është varianti i ri virusit.

Po ashtu ata deklarojnë se nga ky virus nuk janë të mbrojtur as ata që e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë krijuar antitrupa, pasi ekziston mundësia e riinfektimit.

Varianti 501Y.V2 është 50% më infektues sesa ato të mëparshmit, thanë studiuesit e Afrikës së Jugut këtë javë. Ky variant është përhapur në të paktën 20 vende që kur u raportua në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fund të Dhjetorit.

Varianti është nxitësi kryesor i valës së dytë të infeksioneve COVID-19 të Afrikës së Jugut, e cila arriti një kulm të ri ditor mbi 21,000 raste në fillim të këtij muaji./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close