MaqedoniTopLajm

Bekim Sali: Visar Ganiu, pa kërkuar falje për mashtrimet po e kërkon një mandat të dytë!

Në Çair mashtruesi nuk është anonim. Ai ka emër dhe mbiemër, madje pa kërkuar falje që ka gënjyer, dëshiron edhe një mandat. Kështu u shpreh kandidati për komunën e Çairit, Bekim Sali, për premtimet e parealizuara të kryetarit aktual Visar Ganiut. Sali tha se në vitin 2017 oponenti i tij kishte premtuar se do ta bëjë një kopsht për fëmijë me një kosto prej 1 milion e 150 mijë euro, në lagjen e Serovës, ndërsa aty nuk ka asnjë shenjë se kanë filluar të paktën punimet.

Bekim Sali, kandidat për komunën e Çairit 

“Në të vërtetë, në faqet 38-53 ai vetëm në 15 faqe ka 20 mashtrime e gënjeshtra për rikonstruksione të shkollave, për ndërtime të bibliotekave, për meremetime të çerdheve dhe, pos tjerash, edhe për ndërtim të dy kopshteve për fëmijë. Pa hyrë në detaje për mashtrimet që i ka dhënë për shkollat e kopshtet e tjera, po jua rikujtoj se në faqet 52-53 ai ka premtuar se këtu prapa nesh do të ndërtojë një kopsht për fëmijë në vlerë prej 1 milionë e 150 mijë euro”

Sali shtoi se përderisa shihet me sy ky mashtrim nuk mund të mos konstatohet se njeriu që ka mashtruar për këtë premtim është Visar Ganiu, i cili gjithashtu nuk tregon se ku kanë shkuar më shumë se 1 milion euro.

Ai gjithashtu tha se nuk duhet të dëshprohen qytetarët që e kanë votuar atë, pasi siç tha nga 1 nëntori është shansi që në Çair të realizojnë projekte reale, ndërsa mashtrimin dhe gënjeshtrën ta shndërrojnë në histori të hidhur.  Linda Ebibi /SHENJA/ 

Related Articles

Back to top button
Close
Close