LajmeMaqedoniTopLajm

ZAEVI PËR 27 PRILLIN: VELJANOVSKI, RISTOVSKI DHE JANAKIEVSKI ISHIN TË MANIPULUAR NGA GRUVESKI

Nuk mendoj se organizatorët kryesor të ngjarjeve të 27 Prillit të Vitit 2017 janë Mile Janakiveski, Spiro Ristovski dhe Trajko Veljanovski. Sipas njohurive të mia, këta njerëz ishin të manipuluar nga organizatori kryesor Nikola Gruevski. Kështu ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur si dëshmitar në pyetjen e Gjykatës rreth Seancës Konstituive të Kuvendit më 27 Prill të vitit 2017.  

I pyetur nëse seanca konstituive ka përfunduar atë ditë, Zaevi është përgjigjur me “po”. Pika për zgjedhjen e Kryeparlamentarit përfundoi në seancën e 27 Prillit.

Zaevi, I thirrur si dëshmitar I palës mbrojtëse, në pyetjen e avoktait të Trajko Veljanovskit, ka theksuar se ka qenë I pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive më 27 Prill 2017.

I pyetur nëse Kryeparlamentari Veljanovski ka thirrur ndonjë deputet të heq dorë nga e drejta e fjalimit, Zaevi ka thënë se nuk I kujtohet se ka pasur një thirrje të këtillë.

I pyetur nëse ai personalisht ka nënshkruar kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive, Zaevi ka thënë se nuk I kujtohet saktësisht, por ka mundësi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close