LajmeMaqedoniTopLajm

Vullnetarët tregojnë efektet anësore, pasi kanë marrë vaksinat kundër COVID-19 të Moderna dhe Pfizer

Vullnetarët që morën dy nga vaksinat e mundshme të coronavirusit në SHBA kanë folur për efektet anësore që kanë përjetuar pas marrjes së saj.

Këtë muaj, Moderna dhe Pfizer njoftuan se kandidatët e tyre të vaksinës ishin testuar me efikasitet 94.5 për qind dhe 95 për qind respektivisht.

Dhe Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, i tha WVPI-TV se ajo përjetoi vetëm efekte anësore të lehta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Top24.

“Unë kisha dy doza të vaksinës me katër javë diferencë”, i ka thënë ajo transmetuesit.

“Çdo herë që merrja, krahu im ishte shumë i ‘lënduar’ të nesërmen, por përveç kësaj unë personalisht nuk përjetova ndonjë efekt tjetër anësor”.

Zonja Haller ishte personi i parë që mori një vaksinës së kandidatit të Moderna-s, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.

Ndërkohë banori i Kalifornisë, Daniel Horowitz, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Prova e Pfizer është bërë në atë mënyrë që mjekët si dhe pacientët nuk e dinë kush po merr vaksinën ose placebo, prandaj Z. Horowitz nuk është në dijeni nëse e ka marrë vaksinën.

Sidoqoftë, ai i tha transmetuesit se ai gjithashtu ndjeu efekte anësore të lehta pas marrjes së saj.

Pfizer paraqiti vaksinën e saj në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për përdorim urgjent më 20 nëntor dhe Moderna do të paraqesë vaksinën e saj më vonë këtë muaj.

Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se efektet anësore më të zakonshme janë një shenjë që trupi juaj po fillon të ndërtojë imunitet kundër një sëmundjeje. /telegrafi/ percjell top24.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close