LajmeMaqedoniTopLajm

Zaevi merr “bekimin” e Pendarovskit për formimin e Qeverisë

Ish-kryeministri Zoran Zaev e ka edhe një shancë tjetër për t’u bërë kryeministër i vendit. Sot, presidenti i shtetit ia ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re të vendit, të dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut, në të cilat LSDM-ja doli parti fituese.

Ceremonia e dhënies së mandatit është duke u mbajtur në villën presidenciale në Vodno. Pas këtij, akti pritet që brenda afatit ligjor Zaev duhet ta njoftojë Pendarovskin se i ka numrat e nevojshëm në Kuvend për të krijuar insitucionet e reja.

Pas marrjes së mandatit nga presidenti Pendarovski, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se do të drejtojë një Qeveri e cila nuk kthen mbrapa nga rruga drejt Bashkimit Evropian, raporton Shenja.

“Prej këtij momenti në afat prej 20 ditëve kemi për detyrë të japim propozim për program dhe kuadro e cila shumica demokratike në Kuvend do ti votojë dhe më këtë do të jap një mandat të plotë 4 vjeçar të një Qeveria stabile e cila është e gatshme të punojë, e cila do të kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, Qeveria e cila do të ndërtojë edhe më tepër konceptin “Një Shoqëri për të Gjithë”, ka thënë Zaev.

“Maqedonia e Veriut do të ketë Qeveri e cila do të shkoj në drejtimin për të cilin janë përcaktuar numri më i madh i qytetarëve. Kjo është rruga drejt Evropës. Ruga e ekonomisë dhe drejtësisë. Rruga e prosperitet dhe stabilitetit. Do të drejtojë Qeverinë e cila nuk kthen mbrapa nga rruga drejt Bashkim Evropian. Do të drejtojë Qeverinë e cila do të respektojë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë., Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, ka shtuar më tej Zaev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close