LajmeMaqedoniTopLajm

Zaevi i përgjigjet Ali Ahmetit: “Njeriu e ka huqur muhabetin , nuk pi alkool”(video)

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i është përgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili mbrëmë në intervistën për Syri TV tha se “”Zaev shpesh flet kur pi dy tre gota raki dhe më pas pendohet për atecqëvka thënë.

Nëse dikush nuk pi alkool ai është Zoran Zaev. Ai dështoi plotësisht. Kështu që Zoran Zaev mund të thotë gëzuar me verë të Maqedonisë, raki shtëpiake, por nën ndikimin e alkoolit kurrë nuk kam qenë në jetën time”, tha Zoran Zaev i pyetur nga TV21.

Duke komentuar deklaratën e Zaevit se BDI do të shkojë në opozitë, ai tha se Zaev jep deklarata të tilla kur është për kafe, kur pi dy gota raki sepse, siç tha ai bisedon ndryshe para tij,

“Këto deklarata Zaev i bën në kafe kur pi edhe dy gota raki se kur është me mua flet ndryshe. Unë nuk jam nga ata që ndryshe flasin paradite e ndryshe pasdite. Për ne më mirë është të fitojë partneri aktual, por prapë vendosin qytetarët. Por kështu është Zaev, bën deklarata. Unë nuk jam i tillë”, theksoi Ahmeti.

Duke komentuar deklaratën e Zaevit se BDI do të shkojë në opozitë, ai tha se Zaev jep deklarata të tilla kur është për kafe, kur pi dy gota raki sepse, siç tha ai bisedon ndryshe para tij, përcjell TetovaSot.

Ai gjithashtu u përgjigj në pyetjen se kush është më mirë që BDI të fitojë zgjedhjet në bllokun maqedonas. “Ne kemi bërë gjëra të mira me të dy palët. Unë nuk kam asnjë preferencë. Shumica e qytetarëve vendosin”, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close