LajmeMaqedoni

Zaevi humbi edhe në vendlindjen e tij në Murtinë

Koalicioni për Ardhmëri evropiane i udhëhequr nga LSDM humbi edhe në fshatin e lindjes të ish-kryetarit të LSDM-së dhe ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Bëhet fjalëq për fshatin Murtinë në Strumicë, që ky rajon në përgjithësi konsiderohej bastion i socialdemokratëve dhe që komuna ende udhëhiqet nga nga Kostadin Kostadinov i LSDM-së, përcjell INA.

Në fshatin Murtinë u votua në dy qendra votimi 1840 dhe 1841, ky VMRO-DPMNE edhe në raundin e parë të presidencialeve, por edhe në raundin e dytë dhe votimet për parlamentaret, mori më shumë vota.

VMRO-DPMNE në raundin e parë fitoi 287 vota, ndërsa LSDM 166. Në raundin e dytë dhe parlamentare, VMRO mori 234 ndërsa LSDM 145 vota.

Bartës i listës në këtë zonë ishte ish-ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, që njihet si mik i afërt i Zoran Zaevit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close