LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha në Debat Plus në Klan M: LSDM duhet të marrë përgjegjësi për vendimet e veta, jo të fajësojë BDI-në për humbjen e saj

Analisti politik Dibran Hoxha, i ftuar në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka bërë thirrje për një ndryshim të qasjes së LSDM-së ndaj përgjegjësisë politike. Ai tha se LSDM-ja nuk mund të hedhë të gjithë fajin mbi BDI-në, sepse ata duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e veta.

Ai kritikoi narrativën e krijuar nga VMRO-ja, e cila e ka përshkruar LSDM-në si një patericë e BDI-së, dhe tani akuzon shqiptarët se po marrin kontrollin e qeverisjes. Hoxha theksoi se LSDM-ja duhet të luftojë këtë propagandë nacionaliste dhe të mos lejojë që të mbizotërojë në diskursin politik.

Shiko Ermal nuk mundet që LSDM-ja krejt fajin tja hedhi BDI-së, ata nuk janë të vegjël janë një parti e mirëstrukturuar politikisht, dhe duhet të marrin përgjegjësi për vendimet dhe veprimet e veta. Ajo që ka mbizotëruar gjatë kësaj periudhe ka qenë narrativa që ka krijuar VMRO-ja, se LSDM-ja është patericë e BDI-së, de tani ata thonë shihni se si shqiptarët na morrën neve përsipër edhe na udhëheqin e kështu me rradhë.
Dhe ndodh që shpesh her një parti mund të mos ketë mejte me luftu një propagandë të tillë nacionaliste si ajo e VMRO-së. Pra atë makinerinë propaganduese që thonë se hqiptarët na morrën përpara, dhe shihni si po na qeverisin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close