Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiativ, me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.
Në një foto të postuar nga e para e vendit, të dy zonjat shihen krahë njëra-tjetrës, e çka bie në sy është ëmbëlsira për presidenten, kushtuar ditëlindjes së saj.
Ndër të tjera, Osmani ka shkruar se kjo ditë u bë edhe më unike, pasi ishte në prani të mikes së Kosovës.
“Një ditë edhe më speciale, me miken e madhe të popullit tonë, Sekretaren Hillary Clinton”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.