MaqedoniTopLajm

Zaev thotë se qytetarët duhet të ndjehen të sigurtë me vaksinat kineze

Nuk ka asnjë veprim të kundërligjshëm tek vaksinat. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas lajmit të publikuar në gazetën italiane “La Verita”, sipas së cilës arsyeja e kthimit të avansit për vaksinat nga Kina, është përshkak se shitblerja është tentuar të bëhet përmes një kompanie fantome me seli në Hong Kong. Ndërsa Zaev thotë se porositë që i kanë bërë në Kinë, janë me vërtetim dhe dokument të Sinofarm, për to janë sjellë të gjitha vendimet dhe pritet që të arrijnë 200 000 vakisnat kineze.

Zoran Zaev, kryeministër

“Në këtë periudhë bëjmë përpjekje për të blerë vaksina nëpëmjet  të gjitha kanaleve të mundëshme ashtu siç presin qytetarët, që t’i kenë vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur. Pas dy javësh pritje të aktiviteteve nga Ambasada e Kinës, ne drejtëpërdrejtë përmes Sinofarm nuk mundeshim të arrinim kontakt dhe i dhamë porositë përmes kompanive private të cilat Ministria e Punëve të Jashtme, na i vërtetoi dhe për këtë e kthyem avansin. Tani po presim që porositë të arrijnë përmes MPJ-së së Kinës dhe Ambasadës së Kinës”.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski akuzoi pushtetin se në vend që të blejnë vaksina, ata kanë menduar për krim.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-së

“Ky është edhe një skandal i madh ndërkombëtarë, ky është një tjetër zhytje ndërkombëtare e Maqedonisë në krim dhe korrupsion të lartë. Po vdesin njerëz çdo ditë, ata kanë zgjedhur një kompani fantome për të blerë vaksina nga Kina. Në vend të vaksinave, mendohet për fitim përmes kompanisë fantome. Këtë e përshkruan vetëm një fjalë, jo njerëzi”.

Siç shkruan “La Verita”, ata posedojnë dy letra të shkruara nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, të cilat sipas tyre, e para dëshmon se ka dërguar kërkesë deri tek “Sinofarm” madje më 25 dhjetor të vitit të kaluar. Në letrën e dytë të 25 janarit, ministri shkruan se e ka liruar Kinën nga çfarëdo përgjegjësie të mundshme nga efektet negative nga vaksinimi. Kjo sipas gazetës, e konfirmon presionin mbi Qeverinë për finalizimin e marrëveshjes.

Përndryshe, sot ka filluar vaksinimi me vaksinat ruse “Sputnik V”. Vaksinimi është duke u realizuar në poliklinikën “Jane Sandanski”, ku pikat e vaksinimit do të punojnë në dy ndërrime nga ora 08:00-20:00, nga e hënja në të shtunën. Me 3000 vaksinat ruse do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë edhe pse fillimisht ishte planifikuar që me to të filloj imunizimi i personave të moshuar, gjegjësisht në shtëpitë e pleqëve ose personeli që punon aty. Dozat e dyta të këtyre vaksinave duhet të arrijnë më së voni për tri javë, që është detyrim që e ka marrë kompania ruse.

Po ashtu sot, në poliklinikën “Bukuresht”, fillon rivaksinimi me dozën e dytë të vaksinës “Fajzer”, nga e cila kompani vendi mori  8 000 doza donacion nga Serbia.

Deri në fund të muajit, sipas paralajmërimeve, duhet të arrij edhe dërgesa e parë me 21 060 doza të vaksinave nga kompania “Fajzer”.

Emine Ismaili /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close