Brazili ka marrë një lajm shqetësues gjatë ndeshjes ndaj Haitit në kuadër të Grupit C të Kupës së Botës 2026, pasi sulmuesi Raphinha u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi. Federata Braziliane e Futbollit (CBF) bëri të ditur se lojtari i FC Barcelona ndjeu dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së djathtë gjatë pjesës së parë të takimit dhe ka nisur menjëherë trajtimin mjekësor. “Sulmuesi ndjeu dhimbje në muskulin e pasëm të kofshës së djathtë gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Haitit. Lojtari ka filluar trajtimin dhe do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e CBF-së. Për gjendjen e futbollistit foli edhe trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, i cili sqaroi se Raphinha u zëvendësua për shkak të shqetësimeve në muskujt e pasmë të kofshës. “Raphinha do të vlerësohet nesër. Për momentin nuk kemi një ide të qartë se çfarë ka ndodhur me tendinën e kofshës”, deklaroi tekniku italian pas ndeshjes. Sulmuesi 28-vjeçar u largua nga fusha e stadiumit Lincoln Financial Field dukshëm i mërzitur dhe i shqetësuar, ndërsa disa prej bashkëlojtarëve iu afruan për ta inkurajuar. Në vendin e tij u aktivizua Rayan, futbollisti më i ri i grumbulluar nga Brazili dhe lojtar i Bournemouth. Shkalla e dëmtimit të Raphinhas pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore që do të kryhen në orët në vijim.

Te Brazili ndizen sirenat e alarmit me Raphinhan. Sulmuesi u zëvendësua gjatë pjesës së parë në përballjen me Haitin pasi ndjeu shqetësime.
Futbollisti kishte pasur edhe më parë probleme dhe në Brazil po flitej për mundësinë që për të të kishte rotacion në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Dhe tani erdhi ky dëmtim që është një goditje e fortë si për Ancelottin ashtu edhe për Barcelonën
Raphinha ishte ndër futbollistët që po spikaste më shumë në ndeshjen me Haitin teksa shënoi edhe një gol që iu anulua për pozicion jashtë loje, ndërkohë që në një moment tjetër rrezikoi me gjuajtjen e tij teksa topi kaloi ngjitur me shtyllën. Por pas minutës së 30 kërkoi zëvendësim pasi ndjeku shqetësim më muskujt e këmbës së djathtë dhe në stafin e 5 herë kampionëve të botës u ndezën sirenat e alarmit.
Federata Braziliane e Futbollit përmes një komunikate bëri përditësimin në lidhje me gjendjen e Raphinhas pas ndeshjes. ‘Sulmuesi ndjeu dhimbje në muskujt e pasëm të këmbës së djathtë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Haitit. Futbollisti ka nisur trajtimin dhe situata e tij do të vlerësohet sërish’-theksohet në komunikatën e Federatës Braziliane të Futbollit



