LajmeMaqedoniTopLajm

ZAEV: REGJISTRIMI ËSHTË DETYRIM, PATJETËR TË REALIZOHET

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve në krye të së cilës është Zv/Kryeministri Artan Grubi po transferohet në ndërtesën e re të qeverisë.  Këtë proces nga afër e ka ndjekur edhe Kryeministri Zoran Zaev I cili deklaroi se Qeveria tashmë edhe në mandatin e dytë me sukses vazhdon ta mbindërtojë konceptin “Një Shoqëri për të Gjithë”.

Sot jemi në ndërtesën e re të qeverisë së RMV ku në mesin e institucioneve të tjera do të jetë Ministria e Sistemit Politik, e cila është themeluar me qëllimin e vetëm për të përmbushur sa më mirë nevojat e qytetarëve. Parimet dhe vlerat evropiane janë kryesore në rrugën tonë në të cilën jemi tashmë.

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me regjistrimin e popullsisë njoftoi se ky operacion do të kryhet në periudhën në të cilën është konceptuar, nga 1 deri në 21 Prill të këtij viti. Ai theksoi se me partnerët ndërkombëtarë, Qeveria po kërkon një donacion për të paktën 5,000 pajisje për shenjat e gishtave, në mënyrë që të përfhsihet edhe kërkesa e opozitës.

Regjistrimi është një detyrim dhe duhet të kryhet sepse ne jemi i vetmi vend pa regjistrim në Evropë, kështu që është turp të bësh eksperimente. Regjistrimi është nevojë urgjente.

Duke komentuar qëndrimin e opozitës për regjistrimin dhe paralajëmrimete se do të bëjnë një regjistrim të ri kur të vijnë në pushtet, Kryemistri u shpreh se VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron të kuptojë se regjistrimi është operacion statistikor e jo politik, por mund ta bëjnë këtë në vitin 2031, nëse janë në pushtet. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close