
Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski ka bërë të ditur se kryeministri Zoran Zaev e ka pranuar dorëhqjen e Dragi Rashkovskit. Sipas Arsovskit, për momentin Qeveria nuk ka zëvendësim për pozitën e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë.
“Dragi Rashkovski ka parashtruar deri tek kryeministri letër me të cilën e njofton se tërhiqet nga funksioni. Ky është vendim personal i tij dhe ai ka këtë të drejtë. Qeveria në disa raste ka inkurajuar institucionet që të kontrollojnë nëse janë shkelur procedurat”, tha mes tjerash Arsovski.



