LajmeMaqedoniTopLajm

Ganiu: Rrugën Dizhon 13 e asfaltuam në sipërfaqe prej 1500 m2 (Foto)

“Punët e mira në Çair s’kanë fund. Sot po ju sjellim pamje nga Dizhon 13, ku ekipet tona të punës kanë asfaltuar këtë rrugë me të gjitha krahët e saj në sipërfaqe prej 1500 metra katrorë. Edhe personalisht sot vizitova këtë rrugë dhe nga afër inspektova punimet që janë realizuar. Gjatë bashkëbisedimit, banorët lokalë shprehën kënaqësinë dhe falënderimin e tyre për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të Dizhonit nga Komuna e Çairit. Ndryshe, Komuna e Çairit për vetëm katër vite ka asfaltuar mbi 67.000 metra katrorë rrugë nëpër të gjitha lagjet e saj” – ka shkruar Visar Ganiu, kryetari i Çairit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close