Kryetari i LSDM-së dhe njëherit kandidat për kryeministër, Zoran Zaev së bashku me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot kanë vizituar rajonin e Pollogut. Zaev dhe Kasami gjatë vizitës me banorët e komunës së Bogovinës, ka prezantuar programin e koalicionit ”Mundemi”.
Zaev para bogovinasve ka folur edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Deri më tani qeverisja VMRO-BDI nuk e ka zyrtarizuar gjuhën shqipe, por me Kasamin në qeveri, gjuha shqipe do të zyrtarizohet dhe do të plotësohet përfundimisht kontesti me gjuhën shqipe.