LajmeMaqedoni

Zaev: Këtë ditë t’ia kushtojmë afirmimit të idealeve për paqe, dialogut dhe pajtimit

Sot Ditën ndërkombëtare të paqes e shënojmë me thirrje të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ta penguar gjuhën e armës në të gjitha pjesët e botës ku ka konflikte të armatosura dhe këtë ditë t’ia kushtojmë afirmimit të idealeve për paq, për dialog dhe pajtim, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Njerëzimi sot po përballet me beteja të tjera. Lufta për përballje të plotë me pandeminë me KOVID-19, ose për parandalimin e përhapjen e saj, është gjithashtu një betejë për ta transformuar botën në një bashkësi popujsh të barabartë në përdorimin e burimeve dhe përfitimeve të njerëzimit. Një botë gjithëpërfshirëse e bazuar në respektin për secilin individ dhe çdo komunitet”, publikoi Zaev.

Sipas Zaev, sot paqja festohet edhe me ekspozim të dezinformatave dhe lajmeve të rreme, si dhe me kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes dhe të veprave të shkaktuara nga urrejtja përmes internetit.

“Paqja festohet dhe ruhet përmes dialogut, me ngushëllim, dashamirësi dhe shpresë dhe me këto vlera secili prej nesh duhet të dijë se mund të jetë pjesë e vendimeve për paqe dhe pajtim”, ka shkruar kryeministri Zaev në Facebook

Related Articles

Back to top button
Close
Close