LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: E kemi dhënë fjalën, grafa etnike në letërnjoftime e propozuar nga Besa do të bëhet

Nuk ka dyshime, sepse e kemi dhënë fjalën dhe argumentet që janë dhënë për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime ende qëndrojnë. Kështu kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se nuk ka kthim mbrapa në këtë proces.

Ai ka sqaruar se ndryshimet janë edhe në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, pasi siç ka sqaruar edhe në disa raste, sepse maqedonase/qytetar i Maqedonisë së Veriut do të respektohet edhe këtu.

“Argumentet mbeten në fuqi. Kemi dhënë fjalë. Janë mbajtur takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Janë projektuar afate të implementimit se si ajo duhet të implementohet. Si ndryshohen formularët? Cili është procesi? Detajet mundet të kumtohen edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Zaev, transmeton TV21.

Related Articles

Back to top button
Close
Close