
Sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike ruse kanë shkaktuar mungesa karburanti në disa rajone të Rusisë, ndërsa presioni ndaj Kremlinit është rritur.
Deklaratat vijnë në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj rafinerive dhe objekteve të naftës në Rusi. Sipas të dhënave të cituara nga grupi analitik Rochan Consulting, që nga fillimi i vitit 2026 janë goditur dhjetëra objekte energjetike ruse.
Ministri estonez tha se Rusia mbetet një vend i rrezikshëm dhe se provokimet janë gjithmonë të mundshme, por vlerësoi se një sulm i madh ndaj vendeve të NATO-s në javët e ardhshme nuk duket i mundshëm për shkak të mungesës së burimeve.
Ndërkohë, Ukraina ka deklaruar se do të vijojë sulmet ndaj objektivave ruse për të rritur presionin ndaj Moskës dhe për ta detyruar Kremlinin të hyjë në negociata për përfundimin e luftës.





