LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA: Kryeministër, po t’i japim dy kuti me vaksina, veç mos u tall me qytetarët (Video)

Reagimi i Forumit të Rinisë së koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa:

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave, sot jemi këtu – para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – që pa pompozitet dhe pa zhurmë t’ia dorëzojmë kryeministrit jo një, por dy kuti me vaksina. Që nëse nuk mjaftojnë për kabinetin e tij qeveritar, të ketë edhe zëvendëskryeministrin e tij.

Ju mund ta quani ironi ose, madje, edhe cinizëm, por kjo nuk është asgjë në krahasim me ironinë dhe cinizmin që na e ofron çdo ditë kjo qeveri. Derisa krejt shtetet ballkanike, pos Kosovës dhe Bosnjës, vazhdojnë me vaksinimin masiv të popullatës, ngrihet kryeministri me krejt kabinetin e tij, bashkë me Artanin e lumtur që po e takonte Vuçiqin, që të pranojnë një kuti të vockël me vaksina. Krejt kjo po ndodhë në kohën kur Maqedonia e Veriut i ka shifrat më të larta të vdekjes në Europë nga virusi Covid-19 dhe në kohën kur sistemi ynë shëndetësor thjesht ka dështuar. Më cinike se kaq dhe më dëshpëruese se kaq nuk mund të jetë.

Prandaj, ne – të rinjtë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa – jemi sot këtu që edhe në këtë mënyrë t’ua demonstrojmë se si duket kujdesi, më saktë pakujdesia, që e shfaq kjo qeveri ndaj shëndetit të qytetarëve të saj. Le që për ne nuk është sinjal fare i mirë që Serbia të tallet me shtetin tonë me një kuti vaksinash, kjo vetëm për fajin e një qeverie inferior e të paaftë. Nëse një kuti vaksina është donacion, ne po ia japim kësaj qeverie dy kuti dhe ta mbyllim këtë punë. Bile, edhe më shumë se kaq, ne do ia japim kryeministrit një vaksinë veçmas, që mos t’i harxhojë këto të kutive. Madje, jemi kujdesur që këto vaksina t’i ndihmojë qeverisë të vetëdijesohet dhe të ndërgjegjësohet se nuk bën të tallet me qytetarët, ndërsa kemi kërkuar që vaksina të krijojë imunizim edhe për mashtrimin dhe gënjeshtrën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close