
Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar në lidhje me akuzat për vozitjet me motor së bashku më ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, sidomos tani pas vdekjeve të shumta ditore nga KOVID-19. Ai tha thënë se që kur është zgjedhur kryeministër ka thënë se për vikend nuk punon.
“E diela është ditë për familjen për vetveten. Personalisht i mbush bateritë me vozitje me motor. Dita e diel është ditë ku çdo njeri e meriton të pushojë, dhe unë çdoherë kur mundem, gjatë vikendit jam me familjen. Kam leje dhe nuk kam lëvizur askund gjatë orës policore. Kam bërë një xhiro në tërë shtetin edhe atë në ditë vikendi. Unë këtu nuk fshihem. E bëj për vet vete”, ka thënë Zaev përcjell SHENJA.



