
Diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente , por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit . Kjo është bërë e ditur nga kryeministri maqedonas , Zoran Zaev në një debat televiziv ku ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut , që ka nisur më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator.
“Të gjitha ata janë qytetarë tanë , pavarësisht nëse jetojmë brenda apo jashtë vendit. Ata do të përfshihen në regjistrim, por ka një dallim të qartë mes tyre. Do të kemi popullatë rezidente dhe jorezidente . Jorezidentë do të jetë të gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit dhe kjo është shumë e qartë ”, ka theksuar Zaev.
Sqarimi i tij vjen pas debateve të shumta , por edhe dilemave sesa banorë ka Maqedonia e Veriut , e cila nuk e regjistruar popullsinë që nga viti 2002.
Sipas të dhënave të këtij regjistrimi , vendi numëron rreth dy milion banorë , prej të cilët rreth gjysmë milioni apo afër 25 për qind janë shqiptarë.
Ndërkaq Ilmi Selami , zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës , tha se Maqedonia e Veirut po e regjistron të gjithë popullsinë . Sipas tij , sikur të mos përfshihej në numrin e përgjithshëm , atëherë diaspora fare nuk do të regjistrohej.
“Në bazë të ligjit ne e kemi për obligim të nxjerrim numrin e përgjithshëm të popullatën rezidente , numrin e përgjithshëm të popullatës jorezidente dhe numrin e përgjithshëm të të regjistruarve. Nëse nuk do të hynte në numrin e përgjithshëm të popullatës , atëherë pse ne do të regjistronim diasporën. Pra , sipas ligjit , popullata rezidente dhe ajo jorezidente përbëjnë numrin e përgjithshëm të popullatës. Ne si Enti Statistikës nuk bëjmë politikë , pra i mbetet politikës dhe partive politike sesi do ta bëjnë këtë ” , ka deklaruar Ilmi Selami , zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës duke theksuar se regjistrimi po zhvillohet me disa probleme të vogla teknike , por që po evitohen me kohë.
Për probleme të tilla ka folur edhe kryeministri , Zoran Zaev , por ai ka konfirmuar informacionet jozyrtare se bëhet fjalë për sulme hakerësh ndaj sistemit elektronik të regjistrimit.”
Është e vërtetë se ka probleme , kemi pasur sulme serioze hakerësh . Po përgjigjemi me mekanizma mbrojtës dhe regjistrimi po rrjedh . Kjo ndodh edhe në vende tjera , dikush dhe nga brenda bën gjëra të tilla , pasi dikush u jep të dhënat për të sulmuar sistemin . Por , besoj se ky proces do të përfundojë me sukses . Deri tani kemi arritur të regjistrojmë mbi një milion njerëz ” , ka deklaruar kryeministri , Zoran Zaev.
Rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut pritet të publikohen në janar të vitit 2022 .



