LajmeSport

Xhemajli transferohet në Malajzi, prezantohet te Selangor FC

Tashmë është zyrtare: Arbenit Xhemajli transferohet në Malajzi, ku do të luajë për skuadrën Selangor FC. Zyrtarizimi i transferimit të mbrojtjësit është bërë në kanalet e klubit malajzian.

Më herët Egnatia falënderoi Xhemajlin për kontributin e dhënë, duke theksuar se Egnatia do të mbetej gjithmonë shtëpia e tij.

“Ka njerëz që nuk lënë vetëm gjurmë në fushë, por edhe në zemrat e të gjithëve që janë pjesë e klubit. Sot i themi faleminderit  Xhemajlit për çdo sakrificë, çdo betejë, çdo emocion dhe çdo moment të dhuruar me fanellën e Egnatias.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe karakteri yt kanë qenë një shembull për të gjithë. Bashkë kemi përjetuar sfida, fitore, trofe dhe momente që do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë.

Rrugët tona ndahen, por kontributi yt nuk do të harrohet kurrë.

Të urojmë shëndet, suksese dhe arritje edhe më të mëdha në kapitullin e ri të karrierës.

Faleminderit për gjithçka, Arbenit! Egnatia do të jetë gjithmonë shtëpia jote”, shkruhet në postimin e klubit rrogozhinas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close