LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi: Nuk ndjej nevojë për kërkim falje! Marrin 20% rrogë më të lartë se kolegët, duhet ta respektojnë orarin e punës

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në Brifing me gazetarët tha se nuk do të kërkojë falje në lidhje me audio incizimin e publikuar nga ambientet e Kuvendit, përcjell TV21. Xhaferi thotë se nuk ka shkelur Kodin Etik.

“Nuk ndjej nevojë të kërkoj falje, duke bërë punët e mia nuk mendoj se kam shkelur Kodin Etik”, tha mes tjerash Xhaferi.

Kreu i Kuvendit theksoi se fjalët nuk kanë qenë drejtuar personave konkret, por drejt qasjes së tyre në punë.

I pyetur për arsyet e fjalëve, Xhaferi tha se të njëjtat i dinë vetë ata që sipas tij kanë bërë gabime gjatë punës.

“Kjo është punë e Kuvendit dhe arsyet i dimë. I dinë edhe udhëheqësit edhe shërbimet”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se shërbimet e Kuvendit paguhen 20 për qind më tepër se kolegët e tyre në institucionet e tyre dhe të njëjtit duhet të respektojnë orarin dhe procesin e punës.

“Nëse dikush mendon se shërbimet në orarin e punës mund ta kalojnë ditën në rrugën Maqedonia, gënjehet. Nuk kërkoj asgjë më shumë as më pak, në orarin e punës, duhet të jenë në orarin e punë as sa e kanë të shkruar, 8 orë punë, duhet të jenë në vendin e punës”, tha mes tjerash Xhaferi.

“Shërbimet në Kuvend sipas ligjit kanë 20 për qind rrogë më shumë se kolegët e tyre në çdo institucion”, deklaroi Xhaferi.

Në pyetjen nëse e vlerëson si normale një sjellje të tillë ndaj kolegëve, Xhaferi u përgjigj se publiku do ta vlerësojë vetë këtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close