BotaLajmeTopLajm

Xhaçka në OKB: Lufta duhet të marrë fund

Në 1-vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit të OKB  mbajti një takim në të nivelit të lartë, ku mori pjesë dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Ajo tha se Rusia, edhe pse një vend anëtar i Këshillit të Sigurimit ka shkelur të gjitha ligjet ndërkombëtare.

“Rusia nuk ka asnjë arsye për të qenë krenare. Me veprimet e saj të gabuara, me politikën e saj katastrofike dhe me luftën e saj kriminale, është izoluar dhe faji bie vetëm mbi të për këtë izolim. Sa më shpejt ta kuptojnë rusët e zakonshëm, aq më shpejt do të ndalet kjo marrëzi.”

Kryediplomatja shqiptare tha se lufta duhet të marrë fund pasi e gjithë bota po vuan pasojat e saj.

Kjo luftë duhet të marrë fund dhe do të marrë fund. Por fundi që ne parashikojmë është fundi i agresionit, jo fundi i rendit botëror të bazuar në rregulla.”

Ministrja e Jashtme Shqiptare bëri thirrje për më shumë mbështetje. Sipas Xhaçkës, 141 Shtete anëtare nga të gjitha anët e botës, konfirmuan njëzëri se ata nuk duan një botë sipas Rusisë, por një botë sipas Kartës së OKB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close