
I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff pritet të zhvillojë bisedime me Presidentin Putin në Moskë më vonë.
Në Ukrainë, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka sugjeruar se vendit mund t’i duhet të heqë territorin si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë, derisa tre persona janë vrarë, duke përfshirë një fëmijë dhe një grua 76-vjeçare, në sulmin e fundit me dron rus në Ukrainë.
Të hënën, Vladimir Putin sinjalizoi se ishte i hapur për bisedime me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës.
Duke folur për televizionin shtetëror rus, Putin tha se Rusia “gjithmonë e ka parë pozitivisht çdo iniciativë paqeje. Megjithatë, sulmet ruse në qytetet e Ukrainës vazhduan të pandërprera gjatë gjithë javës me një valë sulmesh në të gjithë vendin.
Presidenti ukrainas, Zelensky e përshkroi valën e sulmeve si “terror të qëllimshëm rus”, i cili mund të “ndalohej me një urdhër të vetëm”.
Duke folur në Afrikën e Jugut të enjten, Zelensky shtoi se nuk sheh ndonjë presion të fortë ndaj Rusisë ose ndonjë paketë të re sanksionesh kundër agresionit të Rusisë.
” Nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës që nga javët e para pasi Moska nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022”,ka thënë Zelensky.
Kryeministri i Britanise, Sir Keir Starmer, ka thënë se i takon Ukrainës të vendosë për kushtet e çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se po dëmton negociatat e paqes duke përjashtuar njohjen e kontrollit rus të Krimesë.
Duke folur për Daily Telegraph, Starmer thotë se është Ukraina ajo që duhet të vendosë për ato çështje, nuk u takon njerëzve të tjerë të vendosin në emër të Ukrainës.



