LajmeRajon

E refuzonte Kadri Veselin në vitin 2017, VV’së s’i pranohet për herë të katërt Albulena Haxhiu| VIDEO

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme seancën e gjashtë konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës. Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post, por pa rezultat. Ajo nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme. Edhe në këtë seancë ajo nuk ka marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Ajo ka pasur 57 vota. 47 vota kundër, dhe 3 abstenime.

 

 

Nisma sërish ka abstenuar.

Por një gjë të tillë dikur e kishte bërë edhe VV, në vitin 2017.

 

 

Vetëvendosje e kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Madje në një deklaratë publike Glauk Konjufca i VV’së ishte shprehur kështu:

“Meqenëse Kadri Veseli do të rrrëzohet dhe koalicioni PAN do të detyrohet ta vendosë tjetër perosn në funksion të kryeparlamentari të Republikës së Kosovës.”

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close