LajmeTeknologji

Windows 11 dhe Windows 10 nuk mund të shkarkohen më në Rusi

Përdoruesit në Rusi nuk janë më në gjendje të shkarkojnë dhe instalojnë Windows 11 & 10, nga faqja zyrtare e Microsoftit në atë vend, shkruan agjencia ruse e lajmeve TASS.

Sipas raportit, përpjekja për të shkarkuar Windows 11 ose 10 çon në “error 404”, megjithëse thekson se shkarkimi funksionon pa probleme kur ndryshon vendndodhjen përmes VPN.

Nuk dihet nëse kjo është pjesë e planit të Microsoft për të tërhequr ngadalë të gjitha produktet dhe shërbimet e tij nga Rusia, apo nëse bëhet fjalë për një problem teknik.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Digjital nga Rusia, ka shumë mundësi që përdorimi i VPN, për të kapërcyer kufizime dhe sanksione të ndryshme, të mos ndëshkohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close