LajmeMaqedoniTopLajm

Vullnet Murseli: Vullneti i fushatës së matur dhe zgjidhjeve konkrete

“Tetova ka vullnet për fitore” është motoja e tij mobilizuse, ndërkohë po shpalon programin zgjedhor para qytetarëve të Tetovës. Nëpërmjet një fushate mes konvenciaonales me strukturat partiake dhe formave tjera inovative me qytetarët, Murseli po e shtrin fushatën e tij që në esencë mbetet e matur, racionale dhe me artikulime politike brenda normalitetit. Në një intervistë ka theksuar se është për zgjidhje konstruktive, ndërkohë që dallimet partiake i vendos në plan të dytë

KDP

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa tanimë kanë kandidatin e tyre për kryetar të komunës më të madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – atë të  Tetovës. Bëhet fjalë për biznesmenin Vullnet Murseli. Ai është i lindur në Tetovë, ndërsa familja e tij ka prejardhje nga fshati Lisec i Malit Sharr. Është i martuar dhe është baba i dy djemve. Ka të kryer magjistraturë dhe të dhënë provimin e jurispondencës.

Murseli reflekton qetësi në këto zgjedhje, ndërkohë që ka intesifikuar fushatën zgjedhore shumëplanëshe dhe me ide për shumë probleme të cilat synon t’i zgjidh në një mandat të mundshëm si kryetar i Tetovës. Përgjithësisht po zhvillon një fushatë pozitiviste, duke u përqendruar më tepër në problemet e identifikuara dhe duke ofruar zgjidhje konkrete dhe racionale për to.

“Tetova ka vullnet për fitore” është motoja e tij mobilizuse, ndërkohë po shpalon programin zgjedhor para qytetarëve të Tetovës. Nëpërmjet një fushate mes konvencionales me strukturat partiake dhe formave tjera inovative me qytetarët, Murseli po e shtrin fushatën e tij që në esencë mbetet e matur, racionale dhe me artikulime politike brenda normalitetit.

“Komuna nuk do të jetë e uzurpuar siç është tani, ajo do t’ju kthehet qytetarëve e hallexhinjëve të qytetit tonë .Transparenca do të jetë njëra ndër shtyllat kryesore të qeverisjes sonë lokale dhe me institucionet lokale”, kështu është shprehur ai në fillimet e fushatës, duke paralajmëruar se do të zhvillojë një fushatë demokratike dhe të pastër.

Në një intervistë për portalin “Analiza”, Murseli ka shpaluar qasjen e tij inkluzive të qeverisjes . “Unë besoj se njohuritë dhe përvoja e çdo individi duhet të përdoren, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare ose politike, në mënyrë që të gjithë të kontribuojnë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Nëse jemi ende një nga komunat më të ndotura – kjo ka pasoja negative për jetën e secilit. Nëse kemi kaos trafiku – kjo ndikon në jetën e përditshme të gjithsecilit. Të gjitha problemet e tjera të grumbulluara kanë pasoja mbi të gjithë qytetarët. Prandaj, unë besoj se ne mund të jemi konstruktivë, të vendosim në plan të dytë dallimet partiake dhe në radhë të parë të jetë zgjidhja e problemeve të qytetarëve”, ka theksuar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close