
Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ia preu mendja sot të barazonte ‘ëndrrën amerikane’ me idenë e tij fashiste serbe të ‘botës serbe’. Ai i reagoi ambasadës amerikane që e kritikoi atë për gjuhën e përdorur si një zyrtar i lartë i shtetit serb për një shtet të të gjithë serbëve, transmeton Gazeta Metro.
Ambasada e SHBA’së i reagoi për deklaratën e tij të që e përsërit ka kohë për një ‘botë serbe’ siç e quan dhe një shtet të përbashkët të të gjithë serbëve. Ambasada ia përkujtoi atij se shteti serb obligohet nga marrëveshja e Dayton për të respektuar integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
Ministrit serb Vulin iu pik të ishte cinik me ‘ëndrrën amerikane’ duke shfrytëzuar atë me ankesën e moçme se gjoja serbëve po iu bëhet e padrejtë e po ballafaqohen me standarde të dyfishta.
Vulin në deklaratën e tij u shtir se nuk kupton përse serbët mund të bashkohen në Bashkimin Evropian, por jo në një shtet të përbashkët, duke shpalosur më tej idenë e tij fashiste të ‘botës serbe’.
Vulin shpesh e paraqet si një gjë të zakonshme idenë e tij të ‘botës serbe’ siç e quan, por ajo është kritikuar dhe është parë si një shprehje e rimodeluar e ‘Serbisë së Madhe’. Vulin flirton dhe është shpesh zëri i ashpër i skepticizmit evropian në qeverinë serbe, e së fundi edhe anti-perëndimor



