LajmeRajonTopLajm

Vuçiq: Shpresoj se me ndonjë mrekulli mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar sonte publikut me një video-adresim të shkurtër nga Brukseli.

Vuçiq ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell në kuadër të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

I pari i shtetit serb përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social të Instagramit ka shfaqur shpresë se në ditët në vijim do të arrihet një kompromis.

“Nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga çdo koment tjetër sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim”, tha ai.

Ai përsëriti se do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet.

“Do t’ju njoftoj me të gjitha faktet gjatë 48 orëve të ardhshme. Ne po luftojmë për vendin tonë. Mezi pres të kthehem në Serbinë tonë. Rroftë Serbia”, tha ai në një video të shkurtër.

Ndryshe, Borell ka deklaruar për mediat se nuk është arritur asnjë marrëveshje, por se kjo mund të arrihet në ditët në vijim. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close