LajmeRajon

“Nuk ka sanksione për afatet”, Dehari flet për mosthirrjen e seancës

Kryesuesi Avni Dehari, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit.

Në një deklarim për media, Dehari tha se seanca do të thirret vetëm pasi të arrihet një marrëveshje mes partive politike.

“Seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje”, deklaroi Dehari.

Ai theksoi se vazhdimi i seancave pa një dakordim politik nuk do të sillte zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend.

“Me rregullore, por nuk ka sanksione për këtë. Më mirë është të kemi marrëveshje, që të zgjidhet problemi. Ne e dimë se më 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca dhe nuk sollën asgjë të re. Çfarë kuptimi do të kishte të mbaheshin seancat vazhdimisht, nëse nuk kemi rezultate?”, tha Dehari

Related Articles

Back to top button
Close
Close