
Pse VLEN reagon vetëm për rastin Grubi?
Artan Grubi, në seancën e Qeverisë, apo më konkretisht në pikën për Lotarinë, ka qenë vetëm udhëheqës i seancës. Ndërsa për Kovaçevskin, i cili si kryeministër ka udhëhequr seancën kur pika për Lotarinë është futur në rend dite, asnjë fjalë!
Madje edhe Kovaçevski ka sjellë vendime të njëjta. Pse për të heshtin?
Apo nuk i lë Zoran Zaevi, “padroni” i Izetit, për të cilin, Zaevi nuk nxori asnjë përgjim në kohën kur nxirrte ato që i quanin “bomba”?
Sot VLEN, edhe pse janë të bindur për pafajësinë e Artanit dhe e dinë se nuk ka kryer asnjë vepër, kërkojnë me çdo kusht ta përdorin si kauzë politike.
Ndërkohë, ata vetë si pjesë e qeverisë; sollën vendim të njëjtë.
Më 9 qershor 2025, gjatë qeverisjes së VLEN-it, Lotaria dorëzon informacion në Qeveri, Qeveria e miraton dhe e obligon Lotarinë ta blejë hisen nga Kazino Austria dhe t’i vërë në përdorim aparatet e blera nga udhëheqësia e kaluar e Lotarisë. Pas vendimit të Qeverisë, bordi drejtues dhe mbikëqyrës i Lotarisë i miratojnë këto vendime dhe fillon procedura për marrjen e 49% të pronësisë së Kazino Austria nga Lotaria.
Pse e lejoi VLEN këtë? Apo për ta nuk vlen i njëjti standard?
Çdo ditë po bëhet më e qartë se Artani dhe potenciali i tij politik janë bërë tmerri i VLEN-it.
Sepse Artanin, me autoritetin që ka sot dhe me përkrahjen në masë, VLEN-i e sheh si rrezikun më të madh politij
Prandaj, më pak propagandë e më shumë përgjigje:
Pse për Grubin një standard, ndërsa për Kovaçevskin, Zaevin, Mijallkovin dhe krejt politikanët tjetë maqedonë, tjetër?



