LajmeRajonTopLajm

A.Vuçiqi: Serbët janë të gatshëm të luftojnë për kafene dhe Kuvend, por vetëm 1 % e tyre për Kaçanikun

Të gjithë duan që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Nëse nuk shkojmë në bisedime, ne do të izolohemi, do të na denoncojnë dhe kemi marrë fund”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vizitën e sotme në Radio Televizioni e Serbisë, një ditë para vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivelin e ekspertëve, raporton Kossev.info.

Vuçiq ka thënë se: “Në një moment, ne do të kemi presion, por më lini mua, unë jam një veteran i politikës”.

Vuçiq ka thënë se nuk i nënvlerëson shqiptarët e Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse ai në disa raste pas kthimit të tij nga Brukseli ka deklaruar “bisedimet janë të vështira” dhe se “ne nuk po shkojmë me truke atje”.

Vuçiq ka thënë se: “Serbët do të donin më shumë nëse dikush tjetër mund të luftojë për Kaçanikun në emrin tonë, por në asnjë situatë ata të mos jemi” kjo pasi që sipas Vuçiq “ne jemi të gatshëm të luftojmë për kafene dhe për Kuvendin e Serbisë, ndërsa vetëm 1% e njerëzve e dëshirojnë këtë” konsideron Presidenti Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se është plotësisht e njëjtë nëse përfaqësuesit e Beogradit takohen me përfaqësuesit e Prishtinës, SHBA-së apo BE-së sepse “të gjithë mendojnë njësoj”.

“Ata duan të njëjtën gjë për ne, ata duan një Kosovë të pavarur brenda kornizës dhe kufijve të sotëm, siç e shpallën shqiptarët Kosovën” tha Vuçiq duke shtuar se  “Të gjithë duan që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, andaj nëse nuk shkojmë në bisedime, ne do të izolohemi, do të denoncohemi, dhe kemi marrë fund”, ka shtuar Presidenti Vuçiq.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close