LajmeRajonTopLajm

Vuçiç përplaset me gazetaren serbe në konferencë, shkak bëhet djali i tij

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është përplasur me gazetaren e televizionit N1 në një konferencë për media.

Vucic ka thënë se i përgjigjet secilës pyetje të këtij televizioni, ndërsa thotë se këta të fundit e kanë shfaqur djalin e tij me një grup kriminelësh.

“Çfarë të them, ata flasin më shumë për veten e tyre. Thonë se unë diskriminoj Nova S dhe N1-shin dhe u përgjigjem çdo ditë pyetjeve të tyre. A është kështu Sanja?”, i është drejtuar Vuçiç gazetares që ishte prezente në konferencë.

Gazetarja serbe i është kundërpërgjigjur menjëherë duke thënë se “Kur e kishte sulmuar N1 djalin tuaj”.

Më pas ka vazhduar Vuçiç duke thënë se e kishte parë fotografinë e djalit të tij të rrethuar me banditë në televizionin N1 apo Nova.

“Pashë një foto të djalin tim me banditë të shumtë në N1 ose Nova”, ka shtuar tutje Aleksander Vucic.

Related Articles

Back to top button
Close
Close