LajmeTeknologji

Microsoft “nxjerr në pension” Internet Explorer, pas 27 vitesh

Microsoft më në fund po tërhiqet nga Internet Explorer.

Kompania njoftoi planin vitin e kaluar, duke e bërë Internet Explorer 11 versionin e tij përfundimtar.

Internet Explorer debutoi në kompjuterët desktop Windows në 1995 dhe deri në vitin 2004, kishte pushtuar 95% të tregut.

Por tani, Google Chrome, Safari i Apple dhe Mozilla Firefox janë dominues.

Përdoruesit që duan të qëndrojnë me Microsoft po drejtohen te Microsoft Edge, i lançuar në 2015, së bashku me Windows 10.

Popullariteti i Internet Explorer u dëmtua nga lëshimi i shfletuesve më të shpejtë si Chrome dhe Firefox, pasi përdoruesit kapën aplikacione të reja për të naviguar në platformat, duke përfshirë Google Search, Facebook dhe YouTube.

Related Articles

Back to top button
Close
Close