RajonTopLajm

Vrasje në Novosellë të Pejës

Në fshatin Novosellë të Pejës një person është vrarë me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për Rajonin e Pejës.

“Rreth orës 14:40 minuta policia ka marrë informatë se në fshatin Novosellë të Pejës ka pasur të shtëna me armë, menjëherë pasi e ka marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me të gjitha njësitet. Ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit ende nuk dihen shkaqet të cilat kanë çuar deri te vrasja.

Gashi po ashtu ka bërë të dituar se i dyshuari është në arrati dhe se policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme./kallxo.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close