
Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani ka njoftuar për përmbylljen edhe të një premtimi që kishte bërë gjatë zgjedhjeve se ai si kryetar komune do të kujdesej për çdo venbanim sidhe do ti jepte prioritet arsimit, higjienës publike dhe infrastrukturës në komunën e Vrpaçishtit, shkruan Top24.
Shabani gjatë ditës së djeshme ka ndjekur nga afër përmbylljen e punimve në fshatin Vrapçisht ku u asfalltua rruga “28 Nëntori”.
“Të nderuar qytetarë, Dje nga afër kisha kënaqësinë të ndjeki përfundimin e punimeve në fshatin Vrapçisht sëbashku me qytetarët e kësaj lagje. Vlenë të theksoi se kjo rrugë ka një gjatësi prej 350 metra, dhe gjërësi 5 metra. Gjithashtu ky është një projekt i financuar nga ana e Komunës dhe qytetarëve të kësaj lagje, e gëzofshim të gjithë sëbashku!” tha Isen Shabani kryetar i komunës së Vrapçishtit.



