LajmeSport

Haaland feston 26-vjetorin në Saint-Tropez, pranë tij edhe Riyad Mahrez

Erling Haaland ka zgjedhur bregdetin luksoz të Saint-Tropez për të festuar 26-vjetorin e tij të lindjes.

Sulmuesi norvegjez është kapur nga kamerat gjatë festimeve në zonën e njohur “Shellona”, ku muzika dhe atmosfera festive nuk kanë munguar.

Ajo që ka rënë menjëherë në sy ka qenë prania e ish-shokut të tij të skuadrës te Manchester City, Riyad Mahrez. Dy yjet e futbollit, të cilët ruajnë një miqësi të ngushtë që prej kohës kur ndanin të njëjtën dhomë zhveshjeje te kampionët e Anglisë, janë parë mjaft të afërt dhe duke shijuar pushimet së bashku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close