LajmeRajon

Vjosa Osmani pritet me nderime të larta nga presidenti bullgar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të presidentit Rumen Radev.

Presidenti bullgar e priti homologen kosovare  me një ceremoni zyrtare  para Katedrales së Shën Aleksandër Nevskit.

Të dy presidentët parakaluan me nderime para  Gardës së Nderit, kurse presidentja Osmani-Sadriu, vendosi kurorë lulesh pranë monumenti të Ushtarit të Panjohur, raporton BTA.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, presidentët Radev dhe Osmani-Sadriu, janë duke zhvilluar një takim kokë më kokë, e më pas do të ketë bisedë  ndërmjet delegacioneve zyrtare.

Krerët e të dy shteteve do të diskutojnë çështjet e agjendës dypalëshe dhe rajonale, perspektivën evropiane të Kosovës dhe mënyrat për të nxitur bashkëpunimin në ekonomi, investime, energji, transport, turizëm, arsim, shkencë dhe kulturë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close