
Të enjten ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike ku kanë votuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë.
Bazuar në rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 83.82% të votave të numëruara nga përfaqësitë diplomatike, raporton Indeskonline.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.49% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.97%.
Në vendin e katërt renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.60% të votave nga numërimi i deritanishëm i votave të diasporës.
Procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, derisa të përfundojë numërimi i të gjitha vendvotimeve./Indeksonline/




