LajmeMaqedoniTopLajm

Vonesat e vaksinave nga programi Covax, Bertolini: BE plan të ri për Ballkanin Perëndimor

Vonesat e programit Covax e detyrojnë Bashkimin Europian të shikojë një tjetër mënyrë për të furnizuar vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksina.

Shefi i Delegacionit të Bashkëpunimit me BE-në në Shkup thotë se unioni po përgatit një plan të ri për këtë proces.

“Të gjithë dëshirojmë të vaksinohemi menjëherë”, thotë Nikolla Bertolini, por pranon se furnizimi me vaksina edhe në vendet e BE nuk ecën sipas pritshmërive.

“Ka ndodhur mbivlerësimi i dukshëm i kapaciteteve për prodhim të vaksinave dhe në mënyrën si janë bërë marrëveshjet me vendet për shfrytëzimin e vaksinave. Por ne do të sigurojmë mbështetjen prej 8 milionë eurove vetëm për vaksinat.

Kjo që ndodh është për të ardhur keq. Në vendin tim dhe në vende të tjera, vaksinimi vjen shumë ngadalë dhe në sasi të vogla, ndërsa ne të gjithë do të donim të vaksioneheshim sot ose nesër. Shpresoj ta arrijmë së shpejti“, u shpreh ai.

Në Bruksel për momentin bëhet plan për atë se cili vend anëtar mund ta ndajë për vendet e Ballkanit Perëndimor ku precesi i unizimit mezi ka nisur.

Bertolini pret që në muajin mars të arrijnë vaksinat e porositura përmes sistemit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ndërkohë sugjeron respektim të masave parandaluese.

Be deri tani ka siguruar hua një vlerë prej 160 milionë euro për ndihmë makro-ekonomike për sanim të pasojave nga pandemia në Maqedoninë e Veriut.

Por edhe 70 milionë ndihmë për pajisje medicinale dhe ruajtje të vendeve të punës.

Megjithatë Ballkani mbetet shija e hidhur nga fakti se BE premtoi, ndërsa deri tani nuk ka dhënë vaksina në rajon.

Klan News

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close