LajmeTeknologji

Volvo me mundësi hapje të fabrikës së tretë të veturave në Evropë

Volvo Cars po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një fabrike të tretë në Evropë për të rritur kapacitetin e saj të prodhimit përtej 1.2 milionë automjeteve në vit, tha një zëdhënësës kompanisë.

Sipas mediave të huaja, ka qenë Automobilwoche i cili raportoi të dielën se kompania po planifikonte të ndërtonte një fabrikë tjetër evropiane deri në mesin e dekadës për të përmbushur objektivin e saj të prodhimit prej 1.2 milionë automjetesh në vit, duke cituar CFO të Volvo Cars, Bjorn Annwall.

Një zëdhënës i kompanisë tha me email për Reuters se kompania ishte tashmë në gjendje të prodhonte 1.2 milion automjete në vit në dy fabrikat e saj ekzistuese dhe dëshironte të rriste kapacitetin e saj përtej kësaj sasie, por asnjë plan nuk ishte finalizuar ende.

“Ajo që mund të themi në këtë fazë është se asnjë vendim nuk është marrë. Megjithatë, Volvo Cars është rritur me shpejtësi gjatë dekadës së fundit dhe synon të vazhdojë të rritet me një ritëm të ngjashëm në vijim”, tha zëdhënësi për Reuters.

Kompania me bazë në Goteborg, me një vlerësim prej 18 miliardë dollarësh, aktualisht prodhon rreth 800,000 makina në vit në dy fabrikat e saj – njëra në Suedi dhe tjetra në Belgjikë.

“Ne kemi nevojë për të dyja fabrikat tona në Evropë… por kemi nevojë për më shumë. Kjo është arsyeja pse ne duam të ndërtojmë një fabrikë të tretë”, citohet të ketë thënë Annwall për Automobilwoche.

“Nuk është ende e qartë se ku do të vendoset ajo fabrikë”, ka shtuar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close