LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO: Kovaçevski dëshmoi se nuk ka kapacitet të udhëheqë në momente të krizës

Së fundmi ka reaguar partia opozitare VMRO-DPMNE, në lidhje me konferencën e partnerëve të koalicionit në Qeveri. Nga atje kanë thënë se është ajo që liderët politikë bëjnë takime në qeveri dhe e partizojnë është skandal.

“Liderët e partive politike pjesë e Koalicionit në pushtet nuk janë funksionarë qeveritarë, as ministra që të takohen në qeveri dhe të mbajnë takime të koalicionit. Qeveria është për mbledhje qeveritare, të kryeministrit dhe ministrave, e jo për kryetarin e LSDM-së, Ahmetin dhe partnerët e tyre të koalicionit”, thonë nga VMRO.

Ata kanë shtuar se Kovaçevski dëshmoi se nuk ka kapacitet të udhëheqë në momente të krizës edhe pse e di se nuk ka njohuri që ta nxjerrë shtetin nga kriza për arsye egoiste nuk dëshiron zgjedhje. Nga VMRO, kanë nënvizuar se Kovaçevski, vetëm për arsyeja që të mbetet në pushtet dhe të mund të vjedhë nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme.

“Kovaçevski nuk tregoi as çka mendon për Propozimin francez

A mendon Kovaçevski se dikush i beson kur thotë se nuk e di se kush është Propozimi francez ose se nuk e ka parë. Sa i përket krizave, veçanërisht asaj energjetike në pjesën e rrymës kjo qeveri është më e papërgjegjshmja”, qëndron mes tjerash në kumtesën e VMRO-se.

Në fund ata kanë thënë se krimi, korrupsioni dhe jopuna e LSDM-së dhe BDI-së nuk janë zgjidhje për Maqedoninë. Zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejt

Related Articles

Back to top button
Close
Close