LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO konfirmon bashkëpunimin me Lëvizjen Besa

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, sot në “Temën e ditës” në Tv Sitel, tha se partia më e madhe opozitare mund ta mbështesë Besën në shpalljen e protestave si formë presioni ndaj qeverisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“E mbështesim bashkimin e frontit opozitar – a është Besa, a është një subjekt tjetër politik me të cilin besojmë se mund ta çojmë Maqedoninë në drejtimin e duhur bazuar në politika dhe jo në interesa të ngushta siç po bën kjo qeveri e BDI-së, e mbështetur nga LSDM-ja. . Ne duhet të ndërmarrim gjithçka që është e mundur së bashku në bazë të parimeve, pse jo, përfshirë edhe masa të tilla si protesta, sepse është në interes të publikut” tha sonte kryetari i Aerodromit.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE në këto kushte nuk pranon të diskutohet për amendamentet kushtetuese dhe se deputetët e partisë së tij nuk do të pajtohen me një gjë të tillë.

Kreu i Besës, Bilal Kasami, sot ka bërë të ditur se nëse deri në pranverë nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, partia e tij do të radikalizojë hapat për të bërë presion ndaj qeverisë përmes protestave.

“Do të shqyrtojmë mundësinë që nga pranvera, nëse qeveria nuk dëgjon problemet dhe të dalim të përballemi me qytetarët në zgjedhje të parakohshme, së bashku me pjesën tjetër të opozitës shqiptare, në fushën e organizimit të protestave dhe çfarëdo. Një lloj presioni ndaj pushtetit për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt@ tha kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, duke mos e përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në

Related Articles

Back to top button
Close
Close