
Kushtrimi dhe Aurora kanë konfirmuar mbrëmë lidhjen e tyre, duke ndarë momente të ëmbla me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në fotografitë e publikuara nga Aurora, Kushtrimi ka lënë një koment që nuk kaloi pa u vënë re. “Po jetoj në parajsë”, ka shkruar ai, duke treguar lumturinë që po përjeton krah partneres së tij.
Dyshja simpatike po marrin vëmendje të madhe pas zyrtarizimit të romancës së tyre, ndërsa fansat nuk kanë kursyer urimet dhe fjalët e mira për ta
Urime dhe shumë dashuri për çiftin në këtë kapitull të ri të jetës së tyre!






