LajmeMaqedoniTopLajm

ASh: Qytetarët keqtrajtohen në kolona, të lehtësohet kalimi në “Tabanoc”

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas bastisjeve të sotme të Policisë dhe Prokurorisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, përcjell TV21. Nga ASH kërkojnë që të lirohet qarkullimi për qytetarët.

“Të lehtësohet kalimi në Tabanocë, qytetarët maltretohen në kolona. Qytetarë të shumtë dhe mërgimtarë të cilët po kthehen në vendlindje për festat e fundvitit, sonte janë bllokuar në kolona të gjata me kilometra në vendkalimin kufitar në Tabanocë. Fëmijë të vegjël, të moshuar dhe qytetarë të rraskapitur nga udhëtimi, tani duhet të presin edhe me orë të tëra në këtë natë të ftohtë për të kaluar kufirin. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente kufitare që urgjentisht të vihen në veprim për të zgjidhur këtë situatë që po shndërrohet në golgotë për qytetarët tanë.Urgjentisht të lehtësojnë kalimin në pikën kufitare dhe të parandalojnë një kaos edhe më të madh dhe zgjatjen e kolonave, pasi pritet që orëve dhe ditëve në vazhdim edhe shumë automjete t’i afrohen vendkalimit kufitar”, thonë nga ASH.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close