
Paralajmërimi i kryeministrit, Zoran Zaev, për dorëheqje është mirëpritur nga opozita por jo nga bashkëpartiakët dhe partnerët e koalicionit.
VMRO DPMNE kërkon nga kryeministri, Zoran Zaev, që të mbaj fjalën dhe të dorëhiqet ashtu siç premtoi. Konsiderojnë se Zeav nuk i mban premtimet ndërsa deklarimi se do të dorëhiqet është vetëm një blof politik.
“Shohim se si klientelistët dhe vartësit e tij përgatisin ambient për të mos u tërheq dhe për mosmbajtje të përgjegjësisë. Zoran Zaev sërish bëri blof dhe mbeti në dorëheqjen në fejsbuk por nuk e dorëzoi me shkresë në Kuvend. Duket se dorëheqja e Zaevit është njësoj si dorëheqja e Filipçes, e dorëzoi që të mos pranohet, dhe më pas t’i ik përgjegjësisë.”,- theksoi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
- Mirëpo anëtarësia e LSDM-së është animuar për të demonstruar përkrahjen e tyre për kryetarin e partisë dhe kreun e Qeverisë.