LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE sot proteston kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot në Shkup do të protestojë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të kësaj partie, protesta fillon në ora 18.00 nga qendra sportive “Jane Sandanski” duke vijuar më pas para zyrave të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Nga kjo parti kërkojnë që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë masat mbrojtëse anti-kovid19, duke u pajisur me maska.

Protesta të ngjajshme po zhvillohen edhe nga lëvizjet qytetare të cilat kërkojnë uljen e çmimit të energjisë, pas shtrenjtimit të saj për 7%, heqjen e Komisionit Rregullator si dhe masa të tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close