LajmeMaqedoniTopLajm

Interesim i lartë për t’u anëtarësuar në Lëvizjen BESA!

Lëvizja Besa ka nisur procesin e anëtarësimeve të reja dhe riorganizimin e saj të brendshëm.

Pëfaqësuesit e kësaj partie kanë dalur në terren për të bashkëbiseduar me strukturat partiake dhe për të shtuar radhët e saj.

Sekretari organizativ, Adnan Azizi bashkë me anëtarin e kryesisë qendrore Senad Ameti dje zhvilluan takime me strukturat partiake në Manastir, Dollnen, Krushevë e në Prespë, ku janë shpërndarë fletëanëtarsimet e reja.

“Interesimi për t’u anëtarësuar në Lëvizjen BESA është jashtëzakonisht i madh, pasi të gjithë duan që të japin kontributin e tyre në aktivitetet e Lëvizjes BESA, sidomos tani si pjesë e shumicës parlamentare”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close